Seria e Trajnimeve për Menaxhimin e Eksportit

1. Zhvillimi i biznes planit për eksport

Ky trajnim është krijuar që t’ju ofroj mundësi pjesëmarrësëve të zhvillojnë biznes planin për eksport, respektivisht një hartë të qartë dhe koncize të tregjeve që synoni, strategjinë tuaj të hyrjes, burimet që ju nevojiten për të arritur atje dhe një afat kohor të arsyeshëm për arritjen e qëllimeve tuaja.

Trajnimi është i bazuar në metodologjinë e të mësuarit nga përvoja (eng: Experiential learning-learning by doing). Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit të udhëhequr nga trajneri do të zhvillojnë biznes planin për eksport dhe njëherit do të aftësohen të planifikojnë eksportin në mënyrë të pavarur për biznesin e tyre. Trajnimi kërkon angazhim intenziv nga pjesëmarrësit përmes detyrave individuale dhe grupore.

Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të:

Krijojnë dhe marrin me vete një biznes plan eksporti plotësisht të zbatueshëm për produktin/biznesin e tyre që do të shërbej si udhërrëfyes për fillim, zgjerim apo financim të eksportit.

  1. Zhvillojnë planin e marketingut të eksportit
  2. Përcaktojnë kostot, parashikimet financiare dhe çmimet e produktit, dhe
  3. Shumë të tjera

Trajnimi përbëhet nga tetë module të plota ku përfshihen përmbledhje leksionesh dhe prezantime, pjesëmarrje në diskutim, lexime tematike shtesë dhe detyra individuale apo në grup. Agjenda e detajuar do t’i ofrohet pjesëmarrësëve, kurse disa nga sesionet që do të trajtohen janë: profilizimi i biznesit, analiza e industrisë, identifikimi i produktit me potencial për eksport, vendosja e objektivave për eksport, identifikimi i tregut potencial, përcaktimi i metodës për eksport, marketing i produktit/shërbimit, përcaktimi i strategjisë së marketingut, hyrja në tregje të huaja, identifikimi i konsumatorëve, përgatitja e produktit, standardet, financimi, kontabiliteti, e-commerce, transporti dhe dokumentacioni, dhe shume të tjera.

Për kë është ky trajnim:

  1. Drejtues të ndërmarrjeve që eksportojnë dhe që planifikojnë të eksportojnë
  2. Menaxherë të zhvillimit të biznesit
  3. Menaxherë të eksportit
  4. Menaxherët e shitjeve
  5. Për menaxherët komercialë
  6. Përfaqësues të odave, shoqatave, klasterëve

 Trajnimi do të zgjasë 80 orë dhe do të organizohet në koordinim dhe në përshtatje me mundësitë e pjesëmarrësve.

Trajnimi Cmimi Fatura
Planifikimi i Biznesit te Eksportit TBD Shkarko
Myesere Hoxha PhD, MBA, CMC, CDTE
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E

2. Marketingu i Eksportit

Ky trajnim është krijuar për të siguruar njohuri gjithëpërfshirëse, kuptim të koncepteve, mjeteve dhe strategjive për të ndihmuar kompanitë të marrin vendime të informuara të marketingut të eksportit dhe për të bërë që produktet ose shërbimet e kompanive të dallohen nga konkurrenca. Trajnimi është i bazuar në metodologjinë e të mësuarit nga përvoja (eng: Experiential learning-learning by doing).

Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit të udhëhequr nga trajneri do të zhvillojnë planin e marketingut për eksport.

Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të:

  1. Krijojnë dhe marrin me vete një marketing plan eksporti plotësisht të zbatueshëm për produktin/biznesin e tyre.
  2. Kuptojnë grupet  e aftësive të cilat kërkohen në proces të eksportit, konceptet kryesore të marketingut ndërkombëtar dhe ndryshimet midis marketingut të eksportit dhe marketingut brenda në vend.
  3. Vlerësojnë vlerën e segmentimit, shënjestrimit dhe pozicionimit (eng. Segmentation, Targeting, Positioning) të produktit ose shërbimit tuaj.
  4. Identifikojnë metodologjitë e hulumtimit të marketingut të eksportit dhe mjedisin ndërkombëtar të marketingut.
  5. Përfshijnë marketing mix-in e produktit, çmimit, vendit (shpërndarjes) dhe promovimit në strategjitë tuaja të marketingut.
  6. Vlerësojnë mënyrat e ndryshme të hyrjeve në tregun e synuar të eksportit, kriteret e përzgjedhjes dhe procesin e planifikimit
  7. Përdorin mjetet e e-eksportit dhe kuptojnë çështjet bashkëkohore në marketingun e eksportit.
  8. Shumë të tjera

Trajnimi përbëhet nga katër module të plota ku përfshihen përmbledhje leksionesh dhe prezantime, pjesëmarrje në diskutim, lexime tematike shtesë dhe detyra individuale apo në grup. Agjenda e detajuar do t’i ofrohet pjesëmarrësëve, kurse disa nga sesionet që do të trajtohen janë: Rëndësia e marketingut të eksportit, konceptet e marketingut ndërkombëtar, strategjitë e marketingut, strategjitë e hyrjes në tregje eksportikriteret e përzgjedhjes dhe procesi i planifikimit, e-eksportimi dhe çështjet bashkëkohore në marketingun e eksportit. Trajnimi kërkon angazhim intenziv nga pjesëmarrësit përmes detyrave individuale dhe grupore.

Për kë është ky trajnim:

1.    Drejtues të ndërmarrjeve që eksportojnë dhe që planifikojnë të eksportojnë
2.    Menaxherë të zhvillimit të biznesit
3.    Menaxherë të eksportit
4.    Menaxherë të shitjes dhe marketingut
5.    Për menaxherët komercialë

6.    Përfaqësues të odave, shoqatave, klasterëve

 Trajnimi do të zgjasë 40 orë dhe do të organizohet në koordinim dhe në përshtatje me mundësitë e pjesëmarrësëve.

Trajnimi Cmimi Fatura
Marketingu i Eksportit TBD Shkarko
Myesere Hoxha PhD, MBA, CMC, CDTE
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E

3. Negocimi i shitjeve në eksport

Ky trajnim është krijuar për t’i prezentuar pjesemarrësëve taktikat e shitjes dhe negocimit me fokus në përgatitjen e tyre për shitje dhe një klient potencial ndërkombëtar dhe për pjesëmarrje të sukseshme në panaire tregtare. Por procesi i negocimit nuk fillon me takim, por me përcaktimin e strategjisë së çmimit dhe përgatitje të ofertës prandaj, në këtë trajnim pjesëmarrësit do të përgatiten për të negocuar një transakcion të sukseshëm eksporti. Trajnimi është i bazuar në metodologjinë e të mësuarit nga përvoja (eng: Experiential learning-learning by doing).

Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të:

  1. Zhvillojnë propozimet e vlerës për një produkt apo shërbim
  2. Përgatiten për takime ndërkombëtare të shitjeve
  3. Përgadisin një plan negociues për ta përdorur në takime shitjesh
  4. Përgatiten për pjesëmarrje të suksesshme në panaire tregtare
  5. Shumë të tjera

Trajnimi përbëhet nga katër module të plota ku përfshihen përmbledhje leksionesh dhe prezantime, pjesëmarrje në diskutim, lexime tematike shtesë dhe detyra individuale apo në grup. Agjenda e detajuar do t’i ofrohet pjesëmarrësëve, kurse disa nga sesionet që do të trajtohen janë: konceptet e propozimit të vlerës dhe prezantimi shitës, mjete thelbësore për të paraqitur në mënyrë efektive një produkt ose shërbim, procesi i përgatitjes për takimin shitës, strategji, stile dhe taktika negociuese, panairi si opcion marketing, para, gjatë dhe pas pjesëmarrjes në panair.

 Trajnimi do të zgjasë 16 orë dhe do të organizohet në koordinim dhe në përshtatje me mundësitë e pjesëmarrësëve.

Për kë është ky trajnim:

  1. Drejtues të ndërmarrjeve që eksportojnë dhe që planifikojnë të eksportojnë
  2. Menaxherë të zhvillimit të biznesit
  3. Menaxherë të shitjes dhe marketingut
  4. Për menaxherët komercialë
  5. Përfaqësues të odave, shoqatave, klasterëve
Trajnimi Cmimi Fatura
Negocimi i një shitje të suksesshme eksporti TBD Shkarko
Myesere Hoxha PhD, MBA, CMC, CDTE
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E

4. Menaxhim i cilësisë së eksportit

Eksporti i suksesshëm varet nga plotësimi i kërkesave të cilësisë, prandaj ky trajnim është krijuar për të siguruar eksportuesëve potencial dhe aktual kuptim gjithëpërfshirëse të çështjeve të lidhura me cilësinë, të lidhura me infrastrukturën e cilësisë, lidhur me kontrollin e cilësisë, kërkesat teknike (standardet, rregulloret teknike, sanitare dhe masat fitosanitare), sistemet e menaxhimit, vlerësimi i konformitetit (testimi, inspektimi, çertifikimi), metrologjia, akreditimi dhe Marrëveshjet e OBT-së. Trajnimi është i bazuar në metodologjinë e të mësuarit nga përvoja (eng: Experiential learning-learning by doing). Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit të udhëhequr nga trajneri do të zhvillojnë planin për zbatim të kërkesave të cilësisë për kompaninë dhe produktet/shërbimine tyre. Trajnimi kërkon angazhim intenziv nga pjesëmarrësit përmes angazhimit në punë individuale dhe grupore.

Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të:

  1. Kuptojnë konceptet e cilësisë, mjeteve dhe strategjitë për menaxhim të cilësisë
  2. Mësojnë si të përdorin shtatë vegla të ndryshme për kontrollë të cilësisë dhe zgjidhje të problemeve të ndërlidhura me cilësinë
  3. Kuptojnë dhe përcaktojnë infrastrukturën e cilësisë të nevojshme për produktin apo shërbimin e tyre,
  4. Kuptojnë konceptin e vlerësimit të pajtueshmërisë, metrologjisë, akreditimit, marrëveshjeve tregtare.
  5. Njoftohen me veglat për identifikim të kërkesave për eksport të produktit dhe/apo shërbimit të tyre,
  6. Zhvillojnë planin për menaxhim të cilësisë së eksportit për ndërmarrjen e tyre.
  7. Shumë të tjera.

Trajnimi përbëhet nga shtatë module të plota ku përfshihen përmbledhje leksionesh dhe prezantime, pjesëmarrje në diskutim, lexime tematike shtesë dhe detyra individuale apo në grup. Agjenda e detajuar do t’i ofrohet pjesëmarrësëve, kurse disa nga temat që do të trajtohen janë: konceptet, modelet dhe veglat e cilësisë, kërkesat teknike, sistemet e ndryshme të menaxhimit (cilësi, mjedis, siguri ushqimore, tjera), vlerësimi i pajtueshmërisë (testimi, inspektimi, certifikimi), Metrologjia në tregëti ndërkombëtare, akreditimi, marrëveshjet tregtare dhe përfitimet. 

Trajnimi do të zgjasë 32 orë dhe do të organizohet në koordinim dhe në përshtatje me mundësitë e pjesëmarrësëve

 Për kë është ky trajnim:

    1. Drejtues të ndërmarrjeve
    2. Menaxher të cilësisë
    3. Menaxherë të zhvillimit të biznesit
    4. Menaxherë të shitjes dhe marketingut
    5. Për menaxherët komercialë
    6. Përfaqësues të odave, shoqatave, klasterëve
    7. Zyrtar të industrisë dhe tregtisë
Trajnimi Cmimi Fatura
Negocimi i një shitje të suksesshme eksporti TBD Shkarko
Myesere Hoxha PhD, MBA, CMC, CDTE
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E
TBD PhD
INSTRUKTOR/E