Shërbime këshillimore për Mjedisin, çështje Sociale dhe Qeverisje
Ne ndihmojmë kompanitë të menaxhojnë si duhet çështjet ESG të cilat janë kyçe për qëndrueshmërinë afatgjatë të kompanisë.
Praktikat e mira të ESG ndihmojnë në menaxhimin më të mirë të rreziqeve për bizneset, komuniteteve dhe mjedisit. Ato gjithashtu ndihmojnë kompanitë të rrisin reputacionin e tyre, të ulin kostot, dhe të forcojë marrëdhëniet me palët e interesit.
Rëndësia e biznesit ‘për ta bërë gjënë e duhur’ është theksuar gjatë pandemisë. Tani më shumë pak vihet në dyshim nevoja që kompanitë t’i japin prioritet më të madh nevojave të palëve të interesit, duke përfshirë punonjësit, furnitorët, klientët dhe shoqërinë në përgjithësi. Por pritshmëritë janë në rritje. Të nxitur pjesërisht nga rregullimi dhe pjesërisht nga ndryshimi i perceptimeve të tregut për atë se qfarë kontribuon në vlerën e ndërmarrjes, palet e interesit përfshirë investitorët janë gjithnjë e më të fokusuar në faktorët ESG, duke i bërë këta gjithnjë e më të rëndësishëm në aspekte si tërheqjen dhe mbajtjen e kapitalit.
Perceptimet e qëndrueshmërisë po ndryshojnë – nga të parët e ESG-së si një formë e menaxhimit të rrezikut tek të kuptuarit e rolit të saj si një nxitës i vlerës. Ideja e një shkëmbimi midis të bërit mirë dhe ofrimit të performancës së mirë të biznesit po zëvendësohet nga një realizim në rritje i prioriteteve te palëve të tjera të interesit dhe aksionarëve: plotësimi i nevojave të dikujt nxit një formë më të qëndrueshme të krijimit të vlerës për tjerët.
“Duhet të ketë një mënyrë më të mirë për të bërë gjërat që duam, një mënyrë që të mos prishë qiellin, shiun apo tokën.”
Paul McCartney
Ne ju ndihmojmë të integroni ESG në biznes modelin tuaj
Klientët tanë – Testimonials

Rubin
