Zhvillim dhe Menaxhim i Eksportit

Shërbimet tona këshilluese për zhvillimin e eksportit janë të dizajnuara për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve të eksportit të klientëve tanë. Ne bëjmë hulumtime të tregut për të identifikuar tregjet premtuese për produktet / shërbimet e klientëve tanë dhe për të përcaktuar mundësitë dhe karakteristikat e kërkesave të tregut specifik dhe grupit të synuar.

Programi për Zhvillim te Eksportit është një platformë gjithëpërfshirëse e zhvillimit të eksportit e dizajnuar për të mbështetur zhvillimin e strategjive dhe planeve të eksportit dhe për të ndihmuar klientët në zbatimin e tyre për të përmirësuar performancën e eksportit dhe konkurrencën e ndërmarrjeve.

Ne ndihmojmë klientët të përcaktojnë objektivat e eksportit dhe të zhvillojmë strategjitë e hyrjes në treg dhe planet e marketingut të eksportit së bashku me planin e përmirësimit të kompanisë që do të përfitojë nga mundësitë në treg dhe do të zgjidhë kufizimet që kompania përballet me eksportet.

Ne gjithashtu ndihmojmë kompanitë dhe organizatat mbështetëse të biznesit në hartimin dhe zbatimin e programeve të promovimit të eksportit, duke përfshirë ofrimin e konsultimit dhe trajnimit në planifikimin dhe pjesëmarrjen efektive në panaire tregtare ndërkombëtare.

Për të ndërtuar aftësitë dhe njohuritë e kompanive në marketingun e eksportit, menaxhimin dhe promovimin e eksportit, ne ofrojmë trajnime të njohura ndërkombëtarisht të zhvillimit të eksportit dhe zhvillimit të biznesit në përgjithësi.

Ne ju ndihmojmë të globalizoni biznesin tuaj

Kontakto

Lidhu me botën. Globalizo biznesin.

Klientët tanë – Testimonials

Rugove

Devolli Group

Frutex

Fluidi

OXA Group