Ndërsa hyjmë në një vit të ri, bizneset anembanë botës po kërkojnë mënyra për të përmirësuar operacionet e tyre dhe për të qëndruar konkurrues në një treg që ndryshon vazhdimisht. Një fushë kyçe në të cilën po investojnë shumë kompani është zbatimi i standardeve.

Standardet – e tilla si EN ISO 9001 për menaxhimin e cilësisë dhe EN ISO 14001 për menaxhimin mjedisor – mund të shërbejnë si mjet i shkëlqyeshëm për të ndihmuar bizneset e të gjitha madhësive dhe industrive të përmirësojnë efikasitetin e tyre, të ulin kostot dhe të rrisin kënaqësinë e klientit. Në këtë artikull, do të preznatojmë disa nga standardet më të rëndësishme për përmirësimin e biznesit në të cilat organizatat duhet të konsiderojnë të investojnë për të marrë nga përfitimet që mund të sjellë zbatimi i tyre. Nga thjeshtimi i proceseve dhe menaxhimi i rrezikut, tek rritja e kënaqësisë së klientit dhe rritja e rezultatit tuaj përfundimtar, këto standarde mund ta ndihmojnë biznesin tuaj të lulëzojë në të ardhmën.

Arritni cilësi me EN ISO 9001

Me më shumë se një milion organizata të certifikuara globalisht, EN ISO 9001:2015 është standardi më i njohur i menaxhimit të cilësisë në botë. Është dokument që përcakton se çfarë nevojitet për të zbatuar një sistem të menaxhimit të cilësisë. Udhëzimi i tij bazohet në disa parime të menaxhimit të cilësisë, duke përfshirë: një fokus të fortë ndaj klientit, motivimin dhe implikimin e menaxhmentit të lartë, qasjen e procesit dhe përmirësimin e vazhdueshëm. Zbatimi i kërkesave të EN ISO 9001 ndihmon të siguroheni që klientët tuaj të marrin produkte dhe shërbime të qëndrueshme, me cilësi të mirë, të cilat i sjellin shumë përfitime biznesi, duke përfshirë sa vijon:

  • Përmirësoni vazhdimisht, thjeshtoni operacionet dhe ulni kostot
  • Rritni biznesesin dhe konkurroni në tenderë
  • Përfitoni më shumë klientë
  • Jini më elastik dhe ndërtoni një biznes të qëndrueshëm
  • Tregoni se keni qeverisje të fortë korporative
  • Punoni në mënyrë efektive me palët e interesit dhe zinxhirin tuaj të furnizimit

Në vijim gjeni manualin i cili u ofron ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) udhëzime për zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi efektiv të menaxhimit të cilësisë bazuar në ISO 9001:2015.“ISO 9001:2015 për Ndërmarrjet e Vogla – Çfarë duhet bërë?” 

Përmirësoni sigurinë kibernetike me ISO/IEC 27001

I përdorur gjerësisht dhe i njohur globalisht, ISO/IEC 27001:2022 ofron kërkesa për zhvillimin dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS) për të zbutur rreziqet e shkeljeve dhe krimit kibernetik. Është dokumenti kryesor i serisë ndërkombëtare të standardeve ISO/IEC 27000 për menaxhimin e sigurisë së informacionit.

ISO/IEC 27001 u mundëson organizatave të të gjithë sektorëve dhe madhësive të menaxhojnë sigurinë e aseteve të tilla si informacioni financiar, pronësia intelektuale, të dhënat e punonjësve dhe informacioni i besuar nga palët e treta. Kjo ju ndihmon të rishikoni dhe përsosni vazhdimisht mënyrën se si e bëni këtë, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen.

Duke miratuar udhëzimet e tij, bizneset mund të përfitojnë nga:

  • Reduktimi i rreziqeve të sigurisë kibernetike
  • Mbrojtja e informacioneve të ndjeshme dhe të dhënave personale
  • Menaxhimi dhe pajtueshmëria më e fortë e vazhdimësisë së biznesit
  • Ulja e kostove të sigurisë së informacionit
  • Trajnim efektiv i stafit dhe ndërgjegjësim për çështjet e sigurisë së informacionit
  • Rritja e mundësive të tenderimit
  • Përmirësim i reputacionit dhe nivelet e besimit nga klientët dhe punonjësit

Zvogëloni ndikimin tuaj mjedisor me EN ISO 14001

EN ISO 14001 është standardi kryesor në botë i menaxhimit mjedisor. Ai është sistemi më i miratuar i menaxhimit mjedisor (EMS) në botë dhe shërben si një mjet kyç biznesi për organizatat që kërkojnë të përmirësojnë performancën e tyre mjedisore. Ky standard ofron një kornizë për t’ju ndihmuar të identifikoni dhe kontrolloni se si aktivitetet, produktet dhe shërbimet tuaja ndikojnë në mjedis. Ndihmon në vendosjen e procedurave të forta për të ruajtur burimet tuaja dhe për të kursyer para.

Duke miratuar udhëzimet e EN ISO 14001, bizneset tuaja mund të përfitojnë nga:

  • Performanca e përmirësuar mjedisore
  • Kostot e reduktuara
  • Ulja e emetimeve të gazeve serrë
  • Menaxhimi i thjeshtë i mbetjeve
  • Rritja e rezistencës ndaj pasigurisë në të ardhmen
  • Pajtueshmëria me kërkesat rregullatore
  • Përmirësime të vazhdueshme për të menaxhuar sfidat e reja mjedisore
  • Reputacioni i përmirësuar dhe kënaqësia e palëve të interesit
  • Rritja e aksesit te klientët dhe partnerët e rinj të biznesit
  • Një avantazh konkurrues për të rritur biznesin tuaj

Për të mësuar më shumë për përfitimet nga zbatimi i sistemit të menaxhimit të mjedisit lexoni duke klikuar këtu. Kurse, udhëzuesin që përshkruan gjithçka që duhet të dini për të filluar me një nga sistemet më të njohura të menaxhimit mjedisor në botë mund ta shkarkoni falas duke klikuar këtu.

Jepini përparësi njerëzve tuaj me ISO 45001

ISO 45001 është standardi i njohur globalisht për shëndetin dhe sigurinë në punë. Është standard që specifikon kërkesat për krijimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S). Është projektuar për të parandaluar dëmtimet dhe sëmundjet e lidhura me punën dhe për të ofruar vende pune të sigurta dhe të shëndetshme.

Duke miratuar udhëzimet e tij, biznesi juaj mund të përfitojnë nga:

  • Nivele më të larta të përpjekjeve diskrecionale
  • Rritja e niveleve të performancës dhe produktiviteti i rritur
  • Rekrutimi, diversiteti, angazhimi dhe mbajtja e forcuar
  • Ulja e kostove dhe përmirësimi i pajtueshmërisë
  • Një kulturë autentike besimi dhe angazhimi në punë
  • Përshtatja me të ardhmen e punës

Menaxhoni rreziqet në mënyrë efektive me ISO 31000

Në një vend të pasigurt, ISO 31000 është një standard ndërkombëtar që është i përshtatur për çdo organizatë që kërkon udhëzime të qarta për menaxhimin e rrezikut. Standardi ofron parimet, kornizën dhe procesin për menaxhimin e rrezikut.

Duke zbatuar parimet dhe udhëzimet e menaxhimit të rrezikut sipas ISO 31000, biznesi juaj mund të përfitojë nga:

  • Përmirësoni në mënyrë proaktive efikasitetin operacional dhe qeverisjen
  • Ndërtoni besimin e palëve të interesit në përdorimin tuaj të teknikave të rrezikut
  • Zbatoni kontrollet e sistemit të menaxhimit për analizën e rrezikut për të minimizuar humbjet
  • Përmirësoni performancën dhe qëndrueshmërinë e sistemit të menaxhimit
  • Përgjigjuni ndryshimeve në mënyrë efektive dhe mbroni biznesin tuaj ndërsa rriteni

Ky standard ndërkombëtar ju ndihmon gjithashtu për të rritur performancën e shëndetit dhe sigurisë, për të krijuar një bazë të fortë për vendimmarrje dhe për të inkurajuar menaxhimin proaktiv në të gjitha fushat. Për më tepër, ai i ndihmon organizatat të shohin si mundësitë pozitive ashtu edhe pasojat negative që lidhen me rrezikun, dhe mundëson marrjen e vendimeve më të informuar dhe më efektive në shpërndarjen e burimeve.

Jini gjithmonë të përgatitur me EN ISO 22301

Mbajtja e planeve dhe aftësive efektive të vazhdimësisë së biznesit është çelësi për rikthimin e operacioneve nëse diçka shkon keq. EN ISO 22301 është standardi ndërkombëtar i cili specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit (BCMS). Kjo ju ndihmon të identifikoni kërcënimet e mundshme për biznesin tuaj dhe të ndërtoni kapacitetin për t’u marrë me ngjarje të paparashikuara.

Duke zbatuar EN ISO 22301, biznesi juaj mund të përfitojë nga:

  • Frekuenca e reduktuar dhe ndikimi i ndërprerjeve
  • Aftësia për t’u kthyer në “biznes si zakonisht” sa më shpejt që të jetë e mundur
  • Kursime të kostos për reduktimin e ndikimit të ndërprerjeve
  • Besoni se planet tuaja janë të forta dhe siguron që jeni elastik dhe i vendosur për t’u përballur me ndryshimin
  • Rritja e besimit të palëve të interesit (klient, furnitor, donator, rregullator, etj)
  • Primet më të ulëta të sigurimit
Dr. Myesere Hoxha, Autore
Dr. Myesere Hoxha është konsulente, trajnere dhe auditore e certifikuar ndërkombëtarisht për disa ISO standarde. Ajo ka përvojë mbi 15 vjeçare në ndërtimin e sistemeve të menaxhimit në shumë kompani dhe institucione vendore dhe të huaja dhe përgatitjen e tyre për certifikim.
Ne besojmë se sistemi i zhvilluar duhet ta bëjë jetën tuaj më të lehtë!
Kontaktoni Sigma BMC, dhe konsulentët tanë profesionistë do t’ju ndihmojnë të zbatoni sisteme menaxhimi dhe të certifikoheni por edhe te njejten kohë të ndërtoni kapacitetet tuaja për mirëmbajtje të sistemit. Ne krijojmë kulturë cilësie dhe ndihmojmë në përmirësimin e vërtetë të sistemeve të menaxhimit dhe biznesit tuaj.
Fokusi ynë është në ofrimin e zgjidhjeve që ndihmojnë biznesin tuaj.