Coronavirus 2019 (COVID-19) është një sëmundje e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2.
Infeksioni me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, mund të shkaktojë sëmundje që në disa raste, mund të jetë fatale. Simptomat zakonisht përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim. Disa njerëz të infektuar nga virusi kanë raportuar se kanë përjetuar simptoma të tjera jo-respiratore. Njerëz të tjerë, të përmendur si raste asimptomatike, nuk kanë pësuar fare simptoma.
Sipas studimeve, simptomat e COVID-19 mund të shfaqen në aq pak sa 2 ditë ose për aq kohë sa 14 ditë pas ekspozimit.
Zyrat dhe vendet e tjera të punës janë ambiente relativisht të afërta, me hapësira të përbashkëta si (korridore, ashensorë dhe shkallë, vende parkimi, lokale, salla takimesh dhe salla konferencash, etj.) dhe kështu infeksioni me COVID-19 mund të përhapet relativisht shpejt në mesin e punonjësve, ekipeve dhe vizitorëve.
Sigma BMC ka përpiluar një procedurë qëllimi i së cilës është të definoj në detaje masat dhe hapat që duhet të ndërmerren për të parandaluar importimin e infeksionit në ambientet e vendit të punës dhe për t’u përgjigjur në kohë dhe mënyrë efektive në rast se rasti i dyshuar i COVID-19 është zbuluar në këto ambiente, në mënyrë që të kufizojë përhapjen e infeksionit.
Verejtje: Kjo procedurë paraqet shembull të procedurës për parandalim e përhapjes së COVID-19 në mjediset e vendit të punës dhe duhet të azhurnohet sipas nevojave të organizatës para zbatimit. Procedura nuk është e aprovuar nga institucionet shëndetësore, por është e përpiluar në pajtim me udhëzimet për parandalim e përhapjes së COVID-19.