featured_image

Është me rëndësi të sqarohet coaching apo stërvitja, pasi që është koncept i ri tek ne.

  • Coaching nuk është mentorim. Mentorët ndajnë përvojat dhe ekspertizën për të transferuar njohuritë e tyre paraprake.
  • Coaching nuk është këshillim apo konsulencë. Këshillimi, në terma të gjerë, ofron një ekspertizë për një tarifë për një organizatë ose situatë.
  • Stërvitja Ekzekutive apo Executive Coaching është një marrëdhënie profesionale, midis një stërvitësi/stërvitëseje të trajnuar dhe një klienti (i cili mund të jetë një individ ose një grup), me qëllim të rritjes së performancës dhe zhvillimit në aspektin udhëheqës apo menaxherial të klientit.

Stërvitje Ekzekutive:Executive Coaching

SIGMA BMC u kontraktua nga projekti DEMOS, HELVETAS për të dizajnuar dhe zbatuar programin e stërvitjes (coaching) për një grup të përbërë nga 10 menaxher të lartë prej të cilëve 6 drejtues të lartë të administratës publike dhe 4 menaxher të projektit.

Një program i këtille zbatohet për herë të parë për nëpunes civil në vendin tonë.

Projekti do të ekzekutohet nga stërvitesit ekzekutiv të SIGMA BMC të cilët janë profesionist të kualifikuar që punojne me individë (zakonisht drejtues, shpesh punonjës të nivelit të lartë) për t’i ndihmuar ata të fitojnë vetëdijen, të sqarojnë qëllimet, të arrijnë objektivat e tyre të zhvillimit, të zhbllokojnë potencialin e tyre.