featured_image

Pako e re e shërbimeve këshilluese: SIGMA BMC TURN-KEY MANAGEMENT CONSULTING

Të gjitha në një, pako e re e shërbimeve këshilluese sipas nevojës së bizneseve….

Në përvojën e gjatë të punës me kompani të madhësive dhe industrive të ndryshme, kemi kuptuar se qasja e bazuar në përmirësime të cilat fokusohen në segmente të izoluara të biznesit nuk ka sjellë rezultate të kënaqshme. SIGMA BMC njeh sfidat me të cilat përballen bizneset në menaxhim të performancës së tyre dhe disa prej tyre kemi adresuar këtu.

Pasiguri për të ardhmen … mungësë e strategjise koherente

Pa një strategji koherente, kompania nuk ka synime të identifikueshme të biznesit. Kompanisë i mungon fokusi i nevojshëm për të arritur qëllimet dhe për të zhvilluar planet e veprimit që do të lëvizin kompaninë përpara. Mungesa e strategjisë do të thotë që kompania nuk ka një vizion të qartë për të ardhmen.

Nëse kompanite nuk i dijne synimet, atëhëre si mund ta dijne kur i kanë arritur ato? Synimet përdoren për zhvillimin e planeve afatgjata të rritjes dhe arritjen e përsosmerisë, të cilat janë thelbësore për suksesin e vazhdueshëm të biznesit tuaj. Të jesh në gjendje të parashikosh trendet e klientëve, tendencat e tregut, etj. është jetike për një klimë ekonomike në ndryshim, por jo çdo CEO ka kompetenca parashikuese…. Angazhimi i SIGMA BMC për zhvillimin e një strategjie koherente për biznesin tuaj mund të jetë dallimi midis një të ardhmeje të ndritshme apo të errët.

Monitorimi dhe vlerësimi performancës

Praktika e monitorimit te performances me përjashtim te disa tregueseve të thjeshtë financiar është jo-ekzistente në kulturën e shumë bizneseve tona. Përdorimi i një grupi treguesish kuptimplotë të performancës që i sigurojnë biznesit dëshmi në lidhje me atë se sa mirë po kryen punën është çelësi drejt suksesit. Shumica e bizneseve nuk kanë ekspertizë në zhvillimin e indikatoreve kyç të performances (KPI-ve), shmangien e dështimit dhe komunikimin e mirë te matësve në mënyrë që të lehtësohet vendimmarrja.

“…nuk mund të menaxhoni atë që nuk mund të matni!”

Peter Drucker

Konsulentet e SIGMA BMC, promovojnë këtë thënie që nënkupton se nuk mund të dini nëse jeni të suksesshëm, nëse suksesi nuk është përcaktuar dhe matur.

Burimet nuk ndahen siç duhet

Planet e biznesit dhe strategjitë përdoren për shpërndarjen e burimeve në projekte dhe operacione. Kur ka mungesë planifikimi ose planifikimi nuk është koherent, është e vështirë të krijohen buxhetet për projekte të veçanta dhe të kuptohet personeli dhe burimet e financimit të nevojshme për të nisur produkte të reja dhe për të rritur kompaninë. Në vend të kësaj, udhëheqësit shpërndajnë fondet pa një buxhet krahasues. Duke shpërndarë fondet në këtë mënyrë, kompania pastaj ballafaqohet me vështirësi në sigurimin e fondeve për aktivitete kritike siç janë pagat dhe pagesat e ofertueseve të jashtëm.

Thënia, “dështimi për të planifikuar, nënkupton planifikimin për dështim” – sigurisht zbatohet këtu.

Strukturë e paqartë organizative

Një pjesë e suksesit të biznesit është identifikimi dhe percaktimi i roleve, përgjegjësive dhe autoriteteve të personelit. Disa biznese preferojnë të kenë hierarki shumë të strukturuar, ndërsa të tjerët preferojnë të jenë me jo-formalisht të organizuar. Cilado metodë që preferohet, duhet te bëhet e qartë për të gjithë. Kjo përcakton përgjegjësinë për sukses dhe ndihmon stafin të kuptoj vijat e raportimit. Pa një strategji koherente të biznesit, struktura e kompanisë nuk është përcaktuar dhe nuk ka përpjekje të fokusuara për zhvillimin e punonjësve dhe të korporatave.

Procese të bazuara në vlera të vjetruara

Kryesisht, përshkak të proceseve jo mirë të strukturuara dhe jo të fokusura nga nevojat e klientit, kompanitë ballafaqohen me shpenzime operative të larta  dhe  produktivitet të ulët.  SIGMA BMC ofron ri-inxhinierim të proceseve të biznesit i cili nënkupton ri-dizajnimin radikal të proceseve kryesore të biznesit për të arritur përmirësime dramatike në produktivitet, kohë dhe cilësi. Ne rishqyrtojmë proceset ekzistuese dhe i përmirësojmë duke i bërë ato të ofrojnë më shumë vlerë për klientin. Kështu, ndihmojmë kompanitë të miratojnë një sistem të ri të vlerave që vendosin theksin më të madh në nevojat e klientëve.

Kompetencat dhe rekrutimi i talentit të duhur

Gjetja e njerëzve të duhur dhe zhvillimi i aftësive dhe kompetencave të duhura është çelësi për një të ardhme të qëndrueshme. Angazhimi i SIGMA BMC për të ju ndihmuar në identifikimin e komptencave të nevojshme, përmiresimin e procesit të rekrutimit dhe zhvillimet e trajnimeve të qepura sipas nevojave do të ishte një investim i mençur për çdo biznes.

Mungesë e fokusit ndaj klientit

Sot klientët presin shërbimin e menjëhershëm të konsumatorëve – dhe mund të ndajnë pakënaqësinë e tyre në internet me shpejtësi marramendese. SIGMA BMC ka mënyra të etabluara për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit dhe për ta sjellë atë për Ju në shekullin e 21-të. Programi ynë “Shërbimi i persosur ndaj klientit” , është një nxitës i përmirësimit të vazhdueshëm dhe i mundëson bizneseve të vlerësojnë kapacitetet e tyre në raport me ofrimin e shërbimit dhe zbatimin e metodave të caktuara për përmirësim.

Ruajtja e reputacionit

Me shumë se kurdoherë më parë konsumatorët mund të shprehin pakënaqësite e tyre dhe me zë të lartë publikisht, bizneset duhet të monitorojnë dhe mbajnë reputacionin e tyre. Përderisa kjo paraqet një detyrë te rëndësishme, është shumë më e përshtatshme që një palë e tretë të monitorojë dhe ndërmjetësojë në këtë aspekt me një distancë të caktuar.

Mungesë e punës ekipore

Rolet e papërcaktuara në ekip, qëndrim jo-adekuat në mes njëri-tjetrit,  paqartësi në komunikim, mungesë e përcaktimit të qëllimeve janë disa nga arsyet e mungesës së një pune ekipore të sukseshme. Udhëheqësit modern të biznesit e dijnë se suksesi i tyre është i kushtëzuar nga ndërtimi i një ekipi të fortë dhe koheziv. Kur ekipet veprojnë mirë së bashku, atëherë zhvillohen ide më të gjera, morali është i lartë dhe produktiviteti lulëzon. Ndërtimi i ekipit të sukseshëm është qëllim i ndërthurur i SIGMA BMC në të gjitha projektet intervenuese të segmenteve paraprake dhe kjo arrihet përmes njohjes së angazhimit dhe kontributit të secilit anëtar në ekip.

SIGMA BMC tashmë i ka ngërthyer të gjitha këto çështje në pakon më të re të zhvilluar me zgjidhjet më një qasje sistematike për kompanitë. Pakoja e re e shërbimeve “Turn-Key Management Consulting” ofron shërbime këshilluese duke garantuar suksesin me rezultate të paracaktuara.