Prezantimi i gjetjeve dhe planit te veprimit per zbatim te standardeve nderkombetare ISO ne laboratorin kombetar referent per tuberkuloze

Prezantimi i gjetjeve dhe planit të veprimit për zbatim të standardeve ndërkombëtare ISO në laboratorin kombëtar referent për tuberkulozë.

ISO Standardet në Laboratorin Referent Kombëtar për Tuberkulozë

Sot, përfundoi punëtoria dy ditore për të prezantuar gjetjet nga analiza GAP dhe plani e realizimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardeve ndërkombëtare. Analiza dhe plani kishte për bazë kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 15189 i cili i përcakton kërkesat për cilësi dhe kompetencë të laboratoreve mjekësore dhe ISO 17025 i cili përcakton kërkesat për kompetence të laboratoreve testuese dhe kalibruese.

SIGMA BMC ka rishikuar dhe përcaktuar  kërkesat dhe fushëveprimin e plotë të projektit me ç’rast ka krijuar tabelën kros-referente të përbërë nga kërkesat specifike të certifikimit të bazuara në ISO 15189:2012 dhe kërkesat e akreditimit të bazuara në ISO/IEC 17025:2017 për qëllime të këtij vlerësimi.

Duke u bazuar në kërkesat e standardeve të përmendura ka vlerësuar situaten aktuale të laboratorit në raport me përmbushjen e tyre. Ky aktivitet është përmbushur duke grumbulluar të dhëna përmes intervistimit të personelit teknik dhe menaxherial, rishikimit dhe analizës së dëshmive të ofruara dhe observimit. Si rrjedhojë e kësaj, SIGMA BMC ka përgatitur planin e realizmit të sistemit te menaxhimit të cilësisë sipas standardeve ISO për Laboratorin Referent Kombëtar për Tuberkulozit në kuadër të Institutit Kombëtar për Shëndet Publik.

Ky projekt para-përgatitor për certifikim dhe/apo akreditim sipas standardeve ndërkombëtare ISO 15189 dhe/apo ISO 17025 së Laboratorit Referent Kombëtar për Tuberkulozë është përkrahur nga projekti “Fuqizimi i kontrollit të TB në Kosovë“, i zbatuar nga CDF dhe përkrahur nga Fondi Global.