
SIGMA BMC lehtëson eksportin: Asiston kompanitë vendore në misionin tregtar B2B në M.O.W 2018
Konsulenti i SIGMA BMC, Myesere Hoxha e angazhuar nga projekti ICEP, përgatiti dhe asistoi kompanitë vendore të specializuara në prodhim të mobiljeve Albed, Elnor, Ukaj dhe Dekoriti në misionin B2B. Qëllimi afat-shkurt i misionit B2B ishte krijimi i kontakteve të para me blerës potencial Gjerman dhe gjenerimi i eksportit në aspekt afat-mesëm dhe gjatë.
Ky mision u zbatua në panairin ndërkombëtar M.O.W Bad Salzuflen, Gjermani ku u realizuan takime në mes të përfaqësuseve të këtyre kompanive vendore dhe kompanive gjermane. Para realizimit të misionit tregtar B2B, u sigurua që kompanitë pjesëmarrëse të jenë të përgatitura që të përfaqësojnë denjësisht produktet dhe kompanite e tyre. Për ketë qëllim, Zn. Myesere Hoxha punoi me përfaqësuesit e kompanive paraprakisht u përgatitien në fushat ne vijim:
Përcaktimi i vlerave unike të produkteve të kompanisë përfaqësueses
Përgatitja e profileve të kompanisë dhe prezantimeve të kompanisë dhe produkteve të tyre
Përgatitja e përfaqesueseve të kompanive Ukaj, Elnor, Dekoriti, Albed për negocim ndërkombëtar: të bërit biznes me afaristët Gjerman përfshirë marrëdhënia dhe respekti, komunikimi, kontakti i parë dhe takimet, qëndrimi dhe stilet e negocimit, ndarja e informacionit, ritmi i negocimit, arritja e ujdisë, vendim-marrja, gratë në biznes, çështje tjera të rëndësishme.