Shërbime për zhvillim organizativ të departamenteve të shërbimeve publike dhe ndërmarrjeve të shërbimeve publike në komunat veriore të Kosovës

SIGMA BMC do të analizoj kapacitetet ekzistuese të ofrueseve të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave në komunat veriore të Kosovës dhe të sistemit ekzistues paralel të ndërmarrjeve të shërbimeve publike. Projekti është i përkrahur nga programi për shërbime komunale të qëndrueshme i Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammernarbeit (GIZ) GmbH.

Në kuadër të këtij projekti, do të ndërmerren aktivitete të zhvillimit organizativ përfshirë këtu:

  • Analizën e modeleve të biznesit në pajtim me kornizën ligjore të Kosovës në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe propozimi i skenariove, përfshirë avantazhet dhe disavantazheve e opsioneve të propozuara më sipër (ndikimi mjedisor, ekonomik dhe social),

  • Këshillimi i komunave gjatë procesit të përzgjedhjes dhe vendimmarrjes në lidhje me modelin e biznesit të operatorit,

  • Zhvillimi i strukturës organizative dhe ndërveprimit të proceseve për ndërmarrjet e shërbimeve publike në përputhje me ligjet e Kosovës