Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse me standarde ndërkombëtare të menaxhimit
Maj-Nëntor, 2018
Në bashkëpunim me G7-Oda ekonomike e grave, SIGMA BMC do të zbatoj projektin “Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse me standarde ndërkombëtare të menaxhimit”, ku janë planifikuar një seri e seminareve/punëtorive njëditore për ngritjen e vetëdijes së grave ndërmarrëse me standardet ndërkombëtare të menaxhimit të sistemeve me qëllim të zhvillimit të bizneseve të tyre.
Standardet e sistemeve të menaxhimit ndihmojnë organizatat të përmirësojnë performancën e tyre duke specifikuar hapat e përsëritshëm të cilat duhet të zbatohen për të arritur qëllimet dhe objektivat dhe për të krijuar një kulturë e cila angazhohet në një cikël të vazhdueshëm të vetëvlerësimit, korrigjimit dhe përmirësimit të operacioneve dhe proceseve nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të punonjësve, udhëheqjes dhe angazhimit të menaxhmentit. Standardet e sistemeve të menaxhimit ofrojnë model për të përcjellë përgjatë vendosjes dhe operimit të një sistemi të menaxhimit. Zbatimi i një standardi të sistemit të menaxhimit ofron përfitime për kompanitë në të gjithë industritë, pavarësisht nga madhësia e tyre.
Gjatë seminareve njëditore do të ofrohen njohuritë bazë mbi këto standarde:
ISO Standardi | Emri i standardit | Data |
---|---|---|
ISO 9001 | Sistemi i menaxhimit të cilësisë | 05 Korrik 2018 |
ISO 14001 | Sistemi i menaxhimit të mjedisit | 06 Shtator 2018 |
ISO 22301 | Sistemi i menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit | 13 Shtator 2018 |
OHSAS | Sistemi i menaxhimit të shëndetit & sigurisë në punë | 27 Shtator 2018 |
ISO 37001 | Sistemi i menaxhimit kundër korrupsionit | 04 Tetor 2018 |
ISO 50001 | Sistemi i menaxhimit të energjisë | 18 Tetor 2018 |
ISO 22000 | Sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore | 25 Tetor 2018 |
ISE | Çështje thelbësore mbi sigurinë e informacionit | 08 Nëntor 2018 |